MPB synon të reduktojë gjobat selektive për parregullësitë në trafik përmes furnizimit të policëve rrugor me kamera për trup

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp, ku prezantoi detyrat e mandatit 4 vjeçare, deklaroi se së shpejti policia rrugore në Shkup dhe Tetovë do të furnizohet me kamera për trup. Ai tha se përmes kësaj metode, synohet që të do t’i kap parregullsitë në komunikacion dhe njëkohësisht do ta minimizojë ndikimin e faktorit njerëzor, njofton Portalb.mk.

Sipas Spasovski, vetëm atëherë kur nuk ka ndikim të faktorit njerëzor atëherë ka rezultate më të mira, nuk ka selektim dhe ka transparencë të mirë.

“Opinioni tani më është informuar se policia rrugore në Shkup dhe në Tetovë tani më do të fillojë me shfrytëzimin e kamerave në trup të secilit polic dhe në këtë mënyrë të kemi një qasje më ndryshe edhe për qytetarët dhe policët. Një pilot projekt i tillë kemi pasur në policinë automatik. Atje tani më nuk kemi asnjë ankesë nga asnjë qytetar, e as nga asnjë polic për shkak të asaj që përmes kamerave, përmes incizimit të tërë asaj që ndodh gjatë kontrollit kemi kontroll të plotë në situatat dhe kjo është mirë edhe për nëpunësit policorë dhe është mirë për qytetarët”, deklaroi Spasovski, duke theksuar se ky projekt pritet të intensifikohet në periudhën në vijim.

Ai paralajmëroi se ndryshimet për Ligjin për siguri të komunikacionit për momentin janë në procedurë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button