Një 61-vjeçar i dyshuar për pedofili është varur në Burgun e Shutkës

Një i paraburgosur 61-vjeçar për pedofili, dje pasdite është varur në Burgun e Shutkës, konfirmuan nga burgu, njofton Portalb.mk.

I paraburgosuri është varur rreth oës 16:00, kur është shëtitja në oborrin e burgut. Nga burgu thonë se ai është ankuar se i dhemb barku dhe ka mbetur në qelinë e tij, ku dhe është varur me çarçaf për hekurat e dritares.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një profesor nga Tetova, i cili është arrestuar në shkurt të këtij viti, si i dyshuar për tentim-përdhunim të një vajzës 8-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button