Nderim Nexhipi në Debrecen ?

Futbollisti shkupjan që aktivizohet me Shkendinë e Tetovës, ka shumë gjasa që këtë sezon të kalojë në radhët e skuadrës hungareze Debrecen, ndërsa nuk përjashton mundësinë për një transferim drejt Kinës ku gjithashtu pohon se ka një ofertë interesante që është duke e shqyrtuar.

“Menaxherët e mi janë shumë aktiv kohën e fundit, pasi vazhdimisht po na vijnë shumë oferta. E fundit dhe shumë serioze erdhi nga skuadra hungareze Debrecen e cila po kërkon që unë të veshi fanellën e tyre. Ata njohin mirë kualitetet e mija pasi kur isha në Rabotniçki në garat evropiane kemi luajtur ndaj kësaj skuadre. Në ditët në vijim priten takime, dhe nëse ata plotësojnë kushtet e mija, atëherë javën e ardhshme do të vë edhe nënshkrimin tim”, tha Nexhipi për “Zhurnal plus”.

Paraqitjet e mrekullushme të Nexhipit me fanelën Shkëndisë kanë ngjallur interes edhe për shumë klube nga Bundesliga 2 gjermane, Turqia si dhe ekipe nga kampionati vendor . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button