fbpx

Në muajin gusht, nevojat minimale të familjeve arritën në 33.538 denarë

Tridhjetë e tre mijë e pesëqind e tridhjetë e tetë denarë është vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht të këtij viti. Këto ishin nevojat e një familjeje për ushqim, pije, strehim, higjienë, transport, rroba, këpucë…

Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mbi vlerën e shportës minimale sindikale tregojnë se pjesa më e madhe e mjeteve janë shpenzuar për ushqime dhe pije 41.81 për qind ose 14.022,45 denarë. Nevojat për banim ishin 10.780,47 denarë ose 32.14 për qind, për higjienë sipas shportës minimale sindikale ishin të nevojshme 2.366,04 denarë, për transport 2.466,69 denarë, për rroba dhe këpucë 2.118,95 denarë, transmeton MIA.

Në muajin gusht, një familje ndau 1.066,79 denarë ose 3,18 për qind për kulturë dhe 716,20 denarë ose 2,14 për qind për ruajtjen e shëndetit.

Paga mesatare neto e paguar në muajin qershor të këtij viti arriti në 26.867 denarë, sipas kësaj 53,47 për qind shpenzohen për ushqim dhe pije, 38,79 për qind për banim, 30,47 për qind për shpenzime komunale dhe 8,32 për qind për pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja. Për higjienë u shpenzuan 8,67 për qind, në fakt 3,56 për qind për higjienën personale, dhe 5,11 për qind për higjienën e shtëpisë, 9,11 për qind për transportin, 7,98 për qind për veshjet dhe këpucët, 3,97 për qind për kulturë, ndërsa për ruajtjen e shëndetin 2,64 për qind.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close