Është më lehtë të disiplinosh fëmijët në kopsht se sa fëmijët në Gradishtë

Gjashtë muaj më vonë, sot kopshtet në vend u hapën për të pranuar fëmijë. Duke matur temperaturën e trupit në hyrje dhe duke ua dezinfektuar duart, sot një nga një fëmijët pranoheshin në kopshtin “Buba Mara” në Aerodrom. Në dysheme ka të shënuara distanca nga dy metra, ku prindërit duhet të presin para ndërtesës për të hyrë. Në këtë kopsht ka tre hyrje dhe të gjitha ishin të hapura për fëmijë në çerdhe dhe në grupet më të mëdha, transmeton Portalb.mk.

Prindërit i sjellin fëmijët e tyre, a duar mbanin qese me letra higjienike dhe mjete tjera higjienike. Kopshtin e vizitoi Ministrja për punë dhe politikë sociale Jagoda Shahpaska.

“Sipas protokollit, në kopshte, ka vend për më shumë se 19.000  fëmijë. Përparësi kanë fëmijët me prind të vetëm ose ma dy prindër të cilët punojnë, ndërsa të dy duhet të jenë në vendin e punës. Sipas të dhënave nga kopshtet, pak më shumë se 14.000 fëmijë janë regjistruar për të ndjekur kopshtin, kurse ka vend edhe për më shumë se 4.000 fëmijë. U bëj thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në përkujdesjen e fëmijëve parashkollorë që në rast të dyshimit më të vogël për kovid-19 tek fëmija ta alarmojnë këtë”, tha ministrja në deklaratën për media.

Dr. Aleksandar Stojanov, ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për shëndet publik, tha për “Meta.mk” se do të jetë më e lehtë për të disiplinuar fëmijët që shkojnë në kopsht se sa të rriturit që shkojnë në ahengje, siç është ahengu në Gradishte në Ohër.

“Protokollet i kemi bërë, do të shohim si kopshtet do të gjenden në praktikë. Sidoqoftë, është më e lehtë të disiplinosh fëmijët, ata e kuptojnë nëse ua shpjegoni mirë”, thotë Stojanov.

Sipas protokollit, pranimi i fëmijëve për çdo grup arsimor duhet të jetë me 10 minuta diferencë kohe në hyrje, ku shënohet detyrimisht një distancë prej dy metrash, ndërsa fëmijën e shoqëron një prind që mban gjithmonë maskë mbrojtëse.

Lidhur me shpërndarjen e ushqimit, është e detyrueshme të bëhet dezinfektimi i përditshëm i mjeteve të transportit me të cilat shpërndahet ushqimi, nga kuzhina kryesore në ambiente të tjera, kurse personat që e shpërndajnë ushqim duhet të mbajnë maska ​​dhe doreza mbrojtëse. Ushqimi për fëmijët duhet të lihet përpara sallës për aktivitete, e fëmijët duhet të hanë në të njëjtën sallë, me tavolina dhe duar të dezinfektuara më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button