Gara për esenë më të mirë, u shpallën fituesit e vendit të tretë

Konkursi i hapur për ese nga Instituti për Lidership dhe Politikë Publike muajin e kaluar tashmë ka përfunduar. Për momentin janë të shpallura vetëm dy esetë të cilat janë vlerësuar me vendin e tretë, ndërkaq esetë e vlerësuara me vendin e dytë dhe të parë do të shpallen ditët në vazhdim, njofton Portalb.mk.

Vlerësimi i eseve është bërë nga ana e komisionit të caktuar dhe fituesit e vendit të tretë janë Berna Beba Hamzai dhe Veton Sela.

Berna dhe Vetoni shkruajtën në temën me titullin “Mësimet e mësuara gjatë pandemisë së Covid-19”.

  • Në vazhdim i gjeni të bashkangjitura dy esetë që kanë fituar vendin e tretë. 

    Unë e di që paraardhësit e mi kanë kaluar shumë luftëra, epidemi, sëmundje, tërmete, katastrofa, uri, migrime, masakra, vështirësi, varfëri, pikëllim, dhimbje, zemërim dhe duruan dhe vazhduan pavarësisht nga të gjitha pashpresat që përjetuan. Ata dhanë një mundësi tjetër për një pikë lumturie dhe  buzëqeshje. Ne jemi një vepër e paçmuar e bindjes së atyre paraardhësve. Dhe unë do të vazhdoj për atë arsye. Për shkak të bindjes se unë do të shoh ylberin pas shiut. Kjo është vetëm një pjesë e shkurtër e marrë nga teksti  shkruar nga Berna Beba Hamzai ndërsa për ta lexuar tekstin e plotë mund të klikoni këtu.

    Eh! Gjithë jetën punojnë njerëzit të blejnë shtëpi, marrin kredi, futen në borxhe e kur të thonë ri në shtëpi nuk ri dot, hë de këtij i thonë problem! Ne si dibranë jemi në përgjithësi njërëz të urtë që i respektojmë masat dhe kësaj radhe e treguam qytetarinë dhe u morëm si shembull. Virusi iku dhe ne e vazhduam jetën si më parë, por për fat të keq kjo gjendje nuk zgjati shumë dhe virusi na erdhi përsëri si një mik i pa ftuar. Kjo është vetëm një pjesë e shkurtër e marrë nga teksti  shkruar nga Veton Sela ndërsa për ta lexuar tekstin e plotë mund të klikoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button