Një 70-vjeçar nga Shtipi është kapur në Opajë të Kumanovës duke transportuar 21 emigrantë

Policia në Kumanovë herët në mëngjes në një automjet me targa të Shtipit ka gjetur 21 emigrantë, nga të cilët 10 ishin minoren. Qytetari nga Shtipi i cili drejtonte me automjetin është arrestuar.

Nga MPB-ja sot informuan se rreth orës 01:00 në fshatin Mateç të Kumanovës, nëpunësit policorë nga Sektori policor Mateç kanë dhënë urdhër që të ndalojë automjeti “reno espejs” me targa të Shtipit, por i njëjti ka vazhduar në drejtim të fshatit Opajë.

“Pas një kohe të shkurtër në rr. ’11 Nëntori’ në Kumanovë, nga nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë automjeti është ndaluar, me ç’rast është konstatuar se është drejtuar nga D.J. (70) nga Shtipi. Në automjet po transportoheshin 21 emigrantë edhe atë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, nga të cilët 10 ishin minoren”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë. D.J. është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa emigrantët janë akomoduar në Qendrën e transitit Tabanoc. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button