G7: Rusia të nxjerrë para drejtësisë helmuesit e Navalny-t

Ministrat e Jashtëm të vendeve të industrializuara G7 të martën i bënë thirrje Rusisë për të gjetur autorët në lidhje me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse dhe kërkuan që ata të nxirren para drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne, ministrat e Jashtëm të G7 të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, jemi të bashkuar në dënimin, në termat më të fortë të mundshëm, të helmimit të konfirmuar të Alexei Navalny”, tha G7 në një deklaratë.

Gjermania ka informuar partnerët e saj të G7 se “Navalny është viktimë e një sulmi me një agjent nervor kimik të grupit Novichok, substancë e zhvilluar nga Rusia”.

Grupi tha se çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm dhe bie ndesh me normat ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e armëve të tilla.

“Ne, ministrat e Jashtëm të G7 i bëjmë thirrje Rusisë që urgjentisht dhe plotësisht të vendosë transparencë se kush është përgjegjës për këtë sulm të neveritshëm të helmimit dhe duke pasur parasysh angazhimet e Rusisë nën Konventën e Armëve Kimike, të nxjerrë autorët para drejtësisë”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Navalny, 44-vjeçar, një kritikues i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në një fluturim për në Moskë. Pas zbarkimit emergjent në qytetin siberian Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital para se të dërgohej në Berlin për mjekim.

Navalny është në kujdes intensiv në një spital të Berlinit dhe mbetet në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button