Marrëveshja Kosovë-Serbi, pa ndikim në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, është një marrëveshje që Kosovën e rikthen në agjendën ndërkombëtare dhe krijon avantazhe për zhvillim ekonomik.

Kështu vlerëson analisti Selim Ibraimi për Gazetën Online Insajderi, që sipas tij, marrëveshja nuk do të ketë ndikim në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshjet që shuajnë konflikte shekullore dhe pajtojnë kombe janë gjithnjë të mira dhe duhet vlerësuar. Marrëveshja ekonomike e Uashingtonit ka një dimension tjetër gjeopolitik ku statusi i Kosovës përsëri bëhet objekt tryezash me pasoja për vetë Kosovën. Marrëveshja i krijon avantazh Serbisë në aspektin ekonomik dhe të zhvillimit të infrastrukturës dhe investimeve amerikane në Serbi dhe nëpërmes Beogradit.

Marrëveshja ka disa pika të mira dhe në fund varret nga vetë palët se a do të fillojnë më zbatimin. Në rast se rrethanat në Uashington ndryshojnë dhe po ashtu në Prishtinë marrëveshja mund të pësojë ndryshime. Ballkani po hynë në një fazë të shpejtë gjeopolitike ku shqiptarët i gjen të papërgatitur. Marrëveshjet Serbi-Kosovë tash për tash nuk kanë ndikim në Maqedoni” thotë analisti Selim Ibraimi.

Ndërkaq, analisti Xhelal Neziri, vlerëson se Amerika i sheh Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura, palë të barabarta.

“Marrëveshja e Uashingtonit është një hap i madh drejt marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Imazhet nga nënshkrimi i marrëveshjes, protokolli i Shtëpisë së Bardhë dhe ikonografia që regjistruan mediat dërgon një porosi të qartë se SHBA i sheh Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura, palë të barabarta që duhet të përshpejtojnë procesin e njohjes së njëra-tjetrës”, thotë për Insajderin analisti Xhelal Neziri.

Kjo marrëveshje është pritur me interesim të madh edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button