Për shkak të problemeve me zemër tërhiqet nga futbolli në moshën 27-vjeçare futbollisti italian

Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli, është detyruar t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën, transmeton Zeri.

Lajmi i dhimbshëm është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet:

“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.

Kujtojmë që Martinelli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venecia, Modena e Breschia, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019.

Ai ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës deri te U-21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button