Lulzim Vrenezi fitoi çmimin për veprën jetësore “8 Shtatori”
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë, u ndanë çmimet tradicionale “8 Shtatori”, me të cilat u jepet mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportivë për arritjet në fushën e sportit, shkruan Mia.mk.
Çmimi për veprën jetësore për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe afirmimin e sportit këtë vit iu dha Lulzim Vrenezit, garues shumëvjeçar në mundje, i cili tani punon si trajner. Ka garuar në mënyrë aktive për 28 vjet, ndërsa vendi më i mirë që e ka fitoi si mundës është vendi i katërt.
“Ky është çmimi më i madh që kam marrë në jetën time. Falënderoj të gjithë kolegët dhe familjen që janë pjesë e këtij çmimi. “Shpresoj se do t’ju bëjmë të lumtur me një medalje nga Tokio”, tha Vrenezi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Përveç çmimit për arritjet jetësore, u dorëzuan edhe katër çmime me të cilat u vlerësuan Sokrat Eftimovski (mundje), Besnik Murati (karate), Vanço Jovanovski (hendboll) dhe Gjorgi Vuçkov (atletikë).