Tetovarët hodhën 1.500 koftorë dhe stufa të vjetra për të marrë kondicionerë inverterë

Shpallja e Komunës së Tetovës për subvencionimin e kondicionerëve ka mbaruar. Banorët e Tetovës lanë 1500 koftorë dhe stufa me dru në mjediset e NKP në NJR “Parqe dhe gjelbërimi”, që ishte një nga kushtet për të marrë subvencion për kondicioner inverter. Me vërtetimin e marrë se kishin lënë një trup të vjetër që për ngrohje ka përdorur dru dhe me vërtetimin për kondicionerin e blerë dhe të instaluar, qytetarët e Tetovës aplikuan në Komunën e Tetovës për subvencion qeveritar në vlerë deri në 62.000 denarë, shkruan Portalb.mk.

“Thirrja u hap në fillim të nëntorit. Hapja e dokumentacionit të paraqitur dhe kontrolli në terren nga shërbimet e inspektimit, të cilat kontrollojnë nëse kondicionerët tashmë janë instaluar, janë në proces. Ata qytetarë që kanë lënë koftorët e vjetër me dru në NKP dhe kanë marrë vërtetim,e nuk kanë arritur të paraqesin kërkesë për subvencion në Komunë, do të mund të përgjigjen në thirrjen e ardhshme publike, e cila me sa duket do të shpallet brenda dy muajsh. Thirrja publike për subvencion realizohet sipas parimit “i pari që vjen, shërbehet i pari”, tha Svezhana Novakoska nga zyra për marrëdhënie me publikun në Komunën e Tetovës.

“Megjithëse aksioni për lënien e trupave për ngrohje filloi në nëntor, për katër apo pesë ditët e fundit, këtu çdo ditë liheshin nga qindra stufa me dru gjë që na krijoi shumë punë. Përveç që pranojmë stufa, gjithashtu duhet këtyre personave duhet të lëshojmë vërtetime. Përkundër interesimit të madh, këtu janë rreth njëzet dokumente që nuk janë marrë ende. “Disa nga qytetarët nuk kishin arritur t’i merrnin, e disa mbase nuk e kanë kuptuar si shkon kjo procedurë,” thonë nga NP “Parqe dhe gjelbërimi”.

Për vite me radhë, Tetova, veçanërisht në muajt e dimrit, po përballet me probleme të mëdha me ndotjen e ajrit. Sipas disa studimeve të kryera në të kaluarën, tymi që e gjenerohen nga shumë familje, të cilat përdorin koftorë për ngrohje me dru dhe qymyr është një nga arsyet kryesore për përqendrimet jashtëzakonisht të larta të grimcave PM10.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button