Hartimi i akteve nën ligjore për efikasitet energjetik ka filluar, por do të miratohen me vonesë

Aktet e reja nënligjore që do të rregullojnë zbatimin e efikasitetit energjetik në vend tashmë kanë filluar të hartohen, por ka mundësi që ato të miratohen me vonesë për shkak të koronavirusit. Nga Ministria e ekonomisë informojnë për “Meta.mk” se ka filluar procedura për Rregulloren për karakteristikat energjetike të ndërtesave, Rregullorja për kontroll energjetik së ndërtesave dhe Dekreti për përcaktimin e skemës së detyrimit për efikasitet energjetik, të cilat përgatiten me ndihmë teknike nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Paralelisht me këtë, me ndihmën teknike të ofruar nga USAID, në rrjedhë e sipër është procesi i hartimit të Rregullores për përcaktimit të konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera për produktet që përdorin energji. Midis akteve tjera të rëndësishme nënligjore, është duke u zhvilluar procesi i përzgjedhjes së ekspertëve të cilët do ta hartojnë Rregulloren për kontroll të energjisë te tregtarët e mëdhenj, i cili po zbatohet me ndihmë teknike nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS). Me mbështetjen e GIZ-it gjerman, është duke u hartuar Rregullorja për MVP (vegël softuerike për vlerësimin e kursimit të energjisë dhe ulje të emetimit të dyoksidit të karbonit), me ç’rast janë organizuar trajnime për përdorimin e veglës MVP nga komunat.

– Me shpërthimin e koronavirusit dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, procesi i miratimit të ndihmës teknike për disa akte nënligjore, si dhe përzgjedhja e ekspertëve që do të punojnë në hartimin e tyre, u zhvillua me një ritëm më të ngadalësuar. Për këtë arsye, shumica e akteve nënligjore në fushën e efikasitetit energjetik, të cilat ende nuk janë miratuar, ndoshta do të miratohen me vonesë – thonë nga Ministria e ekonomisë.

Ligji për efikasitet energjetik në vendin tonë u miratuar ng Kuvendi i RMV-së në shkurt sivjet. Me këtë ligj, rregulloret dhe listat e tarifave për efikasitet energjetik si akte nënligjor u ndanë në tre paketa, të cilat duhet të mundësojnë zbatimin praktik të masave të efikasitetit energjetik në periudhën e ardhshme. Ato duhej të miratohen brenda 3, 6 dhe 9 muajsh pas miratimit të Ligjit, përkatësisht deri në fund të vitit.

Ekspertët qysh para disa muajsh për “Meta.mk” vunë në pah se rregulloret aktuale për efikasitet energjetik kanë nevojë për ndryshime urgjente, me të cilat do të kapërcehen dobësitë aktuale dhe manipulimet me rregulloret dhe do të mundësohet zbatim më i shpejtë të masave për efikasitet energjetik në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button