Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet të raportojë në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Mia.mk.

Hoti ka kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe Kryesia e Kuvendit që t’ia mundësojnë një gjë të tillë.

“Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi”, thuhet në letrën e tij drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Letra e plotë:

E nderuara Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit,

Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi.

Të premten Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Kujtojmë se Kryeministri Hoti të shtunën kishte bërë të ditur do t’i informojë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilëve edhe do të ua dorëzojë zyrtarisht marrëveshjen  e nënshkruar në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button