Ish kryetari i Qendrës Zhupa ndërroi jetë me Covid-19

Ish-kryetari i Komunës, Qendra Zhupa dhe biznesmen i njohur në vendin tonë dhe në Itali Mazllum Hasan, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, si rezultat i komplikimeve nga koronavirusi, shkruan Mia.mk.

Hasan ka lindur në fshatin Koxhaxhëk, rajoni Zhupa e Epërme, i martuar dhe baba i tre fëmijëve të rritur. Si djalë i ri është larguar për në Venecia, Itali, ku ka qenë shtëpia e tij e dytë. Ka qenë i njohur si një prej restauruesve më të kërkuar në Itali.

Lajmi për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës Qendër Zhupa, Mazllum Hasan u konfirmua edhe nga kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e ish kryetarit të komunës q. Zhupë, Mazlum Hasan. Shprehim ngushllime të thella familjes së të ndjerit dhe Zoti u faltë durimin. Lusim që Mazllumin, Zoti ta shperblejë me Xhennet in sha Allah. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hekuran Duka.

Varrimi sipas protokolleve të vendosura do të bëhet në vendlindjen e tij Koxhaxhëk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button