India regjistroi 1.113 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, Brazili 310, Meksika 223

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.133 vdekje, në Brazil 310 dhe në Meksikë 223, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 4.280.422 me 75.809 raste të reja, ndërsa me 1.133 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 72.775.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 3.323.950.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 10.273 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.147.794 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 126.960 me 310 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.355.564.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 223 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 67.781. Ndërkaq, me 3.486 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 637.509.

Deri më tani, në vend janë shëruar 446.715 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button