Postimi në Facebook hapur mbron qëndrimin për mos mbajtje rë maskave

Në rrjetin social “Facebook” është përhapur një qëndrim për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe haptas mbron mosrespektimin e masave për mbrojtje nga virusi korona, të miratuara nga autoritetet shëndetësore në vend, dhe gjithashtu bie ndesh me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, shkruan Vërtetmatës.mk.

Bëhet fjalë për një fotografi të montuar nga dy pjesë, ne të parën që tregon një vajzë me një karakter të furishëm, e cila mba një maskë, dhe në ilustrim thuhet: “Maska ime të mbron ty, maskën yte më mbron mua” . Pjesa e dytë e fotografisë tregon një personazh mashkull me një mesazh që ka një ton vulgar:

Ai m*t nuk na mbron nga pluhuri, e lëre më të nda mbroj nga virusi, zotërinjtë e tu e përdorin si armë psikologjike që të kuptojnë se cili vendbanim ju bindet urdhrave. 

Përkundër asaj që sugjeron kjo përmbajtje e papërshtatshme, e cila në kohën kur u shkrua teksti u shpërnda 139 herë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore në fund të muajit prill miratoi një dekret për mbrojtje personale të detyrueshme – maskë, shall, në vendet publike të hapura dhe të mbyllura. Mbajtja e maskës ​​mbrojtëse është e detyruar në të gjitha hapësirat e mbyllura publike siç janë: mjetet e transportit publik, tregjet, bankat, zyrat postare, ambulancat, spitalet, institucionet, si dhe në hapësirat e hapura, ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë prej dy metrash, siç janë: tregjet, qendrat e hapura tregtare, rrugët e ngushta, stacionet e autobusëve, etj., hyri në fuqi më 1 maj. Që atëherë, gjobat kanë qenë të imponuara për mosrespektimit të kësaj mase në vlerë prej 20 euro për shtetasit maqedonas dhe të huaj.

Në periudhën e kaluar, në faqen zyrtare në Facebook të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, ka njoftime të vazhdueshme në të cilat punonjësit e shëndetit apelojnë në mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse.

Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), e cila në fillim të pandemisë rekomandoi që maskë të mos mbahen nga njerëz të shëndosh, por vetëm ata që janë të sëmurë dhe kanë simptoma, si dhe të punësuarit në shëndetësi dhe ata që kujdesen për njerëzit e infektuar me virusin korona, në qershor ndryshoi  mendim për maska ​​mbrojtëse dhe komunikuan që ato duhet të vishen në publik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

OBSH ka zgjeruar rekomandimet e saja për përdorimin e maskave dhe tha se në vendet ku virusi mund të përhapet në mesin e njerëzve, kur distanca sociale është e pamundur, maska ​​duhet të mbahet, siç është në transportin publik ose në dyqane.

Në lidhje me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusdeklaroi që:

Duke pasur parasysh provat e reja, OBSH këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë të mbajnë maska, ku ka mundësi transmetimi dhe distanca fizike është e vështirë, si për shembull transporti publik, në dyqane ose në mjedise të tjera të mbyllura ose të mbushura me njerëz.

Sipas Maria Van Kerkov nga OBSH, organizata bëri rekomandime shtesë pas hulumtimeve të reja. Një nga arsyet kryesore për udhëzimet e reja të OBSH-së është prova në rritje që virusi po përhapet tek njerëzit përpara se të shfaqin ndonjë simptomë.

Ne i këshillojmë qeveritë të inkurajojnë publikun të mbajnë maska.Ne kemi njohuri të reja kërkimore. Tani kemi prova që nëse përdoret siç duhet, masks mund të sigurojë një pengesë (…) për pikat potencialisht ngjitëse, thotë Maria Van Kerkov, eksperte e OBSH-së për Covid-19 .

Fatkeqësisht, në kundërshtim me pikëpamjet e tilla, ky postim në Facebook manipulon dhe dezinformon publikun për rëndësinë e maskave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe sugjeron të mos mbahen maskat veshur. Dhe duke pasur parasysh se sa shpejt po përhapet postimi në rrjetin social, padyshim që mund të shkaktojë shumë dëme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button