fbpx

Qentë e rrugës

Qentë e rrugës janë një problem gjithmonë aktual në rrugët e qyteteve. Si në qendër ashtu edhe në periferi mund të shohësh një grup prej 5-6 qenve prej tyre të enden në brendësi të lagjeve. Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu.Qentë e rrugëve, të njohur në literaturë shkencore si qentë e lirë , janë qen të pakonfirmuar që jetojnë në qytete. Ata jetojnë pothuajse kudo që ekzistojnë qytetet dhe lejon popullata lokale njerëzore.Qentë e rrugës mund të jenë qenët e humbur, kafshët shtëpiake të cilat janë larguar ose lejohen nga pronarët e tyre, ose mund të jenë qentë e rrugës që nuk kanë qenë kurrë në pronësi.

Mbi popullimi i qenve të rrugës mund të shkaktojë probleme për shoqëritë në të cilat ata jetojnë. Megjithatë, kafshimet nga qentë mund të ndodhin kur qentë janë duke u përpjekur të bashkohen ose të luftojnë mes vete, ose janë të uritur atëherë këmbësorët dhe njerëzit e tjerë në afërsi mund të kafshohen më lehtë.Shumë qytete ende nuk e kanë zgjidhur problemin me qentë endacak.

Qytetarët ankohen se në mungesë të hapsirës, nga i ftohti dhe nga mungesa e ushqimit qentë bëhen agresiv dhe sulmojnë banorët kalimtar. Njerëzit frikësohen sidomos fëmijët dhe gratë dhe është e udhës që të gjendet një zgjidhje që të merren qentë të largohen nga rrugët, të sterilizohen, tu gjendet një vend për të qëndruar, rrugët janë të stërbushura me qen endacak.

Qenve ju pëlqen të prishin koshat e hapur të mbeturinave duke i shpërndarë ato në rrugë.Qentë e braktisur jetojnë në kope dhe shpesh herë agresohen me nëri tjetrin duke shkaktuar zhurmë të madhe dhe shqetësuese për banorët .Jo të gjithë qentë janë miqësorë kundrejt njerëzve dhe mund ti kafshojnë ata nëse nuk janë nën kontrollin e duhur.Qenve ju pëlqen të shoqërohen në grup, gjë që mund të jetë frikësuese për kalimtarët .Një qen i lëshuar mund të jetë burim aksidenti nëse vrapon në rrugë dhe kjo mund ti shkaktojë dëmtime jo vetëm atij por edhe njerëzve të tjerë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close