RMV, rritja e çmimeve të energjisë elektrike solli rritje të shpenzimeve të jetesës dhe çmimeve me pakicë në gusht

Shpenzimet për jetesë në gusht 2020 u rritën për 0.5 %, ndërsa çmimet me pakicë muajin e kaluar u rritën 0.8 %, tregojnë të dhënat Entit shtetëror të statistikës. Arsyeja kryesore për rritjen e shpenzimeve të jetesës është pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike. Indeksi i çmimeve të Konsumatorit në Gusht 2020, krahasuar me muajin paraardhës, është 100.5, kurse Indeksi i çmimit me pakicë krahasuar me korrikun është 100.8, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në gusht 2020, krahasuar me muajin paraardhës, janë regjistruar te perimet e thata, perimet tjera të konservuara dhe të përpunuara me 0.7 %, qumështi me 0.5 %, orizi me 0.4 %, birra me 0.3 %, djathi dhe gjiza me 0.2 %.

Në gusht 2020, rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës janë regjistruar edhe te energjia elektrike me 7.4 %, pajisje informative për përpunim të të dhënave me 1.6 %, farmaceutikë me 1.3 %, gazi për amvisëritë , automjetet motorike me 1.2 %, mirëmbajtja dhe riparim të automjeteve individuale 1.1 %, materiale për prodhim të veshjeve , shërbime rekreative dhe sportive me 1 %.

Shpenzimet e jetës janë zmadhuar edhe për shkak të rritjes te lojërat, lodrat dhe hobit për 0,9 %, mjetet ndihmës terapeutike dhe pajisjet për 0,8 %, mediat për incizim, materiali për zyre dhe materialet për vizatim, stolitë, orët dhe orët e dorës për 0,6 %, shërbimet për mirëmbajtje dhe rregullime të banesës, shërbimet tjera për pajisje për transport vetanak për 0,5 %, pajisje fotografie dhe kinematografie dhe instrumentet optike, aparatet elektrike për higjienë personale për 0,4 %, qilimat dhe mbulesat tjera të dyshemeve, aparatet e vogla elektrike për familjet, shërbimet stomatologjike, floktaritë dhe qendrat për bukuri për 0,2 %.

Ulje e indekseve të shpenzimeve të jetës në gusht 2020, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te pemët e freskëta dhe të ftohura për 2,7 %, perimet e freskëta dhe të ftohura përveç patateve dhe produkteve tjera tokësore për 0,6 %, mishi, vezët për 0,4 %, vaji dhe yndyrat për 0,2 %.

Gjithashtu, zvogëlim i indekseve të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe te këpucët për 1,8 %, derivatet dhe vajrat për mjete individuale udhëtimi për 1,1 %, biçikleta për 0,9 %, veshje, kopshte, bimë dhe lule për 0,6 përqind dhe lëndët djegëse të lëngshme për familjet për 0,2 %.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button