Ylli i PSG-së Kylian Mbappe infektohet me COVID-19

Kylian Mbappe është tërhequr nga ekipi kombëtar francez pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kylian Mbappe do të humbasë ndeshjen kundër Kroacisë. Testi i tij COVID-19, i kryer nga UEFA këtë mëngjes, ishte pozitiv dhe ai ishte i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës”, njoftuan nga ekipi kombëtar francez.

Franca nesër do të përballet me Kroacinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi 21 vjeçar Mbappe luan për skuadrën e ligës së parë franceze Paris Saint-Germain, ku ka shënuar 90 gola në 124 paraqitje nga viti 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button