Turqia, regjistroi 1.703 raste të reja me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 1.703 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), përderisa janë regjistruar 1.047 të shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministri Koca tha se me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 281.509, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 252.152.

Ai shtoi se numri i të vdekurve është rritur në 6.730, me 57 raste të reja të vdekjeve.

Gjithsej 103.925 teste të tjera për COVID-19 u bënë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në mbi 7,88 milion.

Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike qëndron në 1.118.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button