OBSH: Vaksinimi masiv kundër COVID-19 nuk pritet deri në mes të vitit të ardhshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret vaksinim masiv kundër COVID-19 deri në mes të vitit 2021, tha zëdhënës i OBSH-së, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave, shkruan Panacea.mk.

Asnjë nga vaksinat e mundshme në provat klinike të përparuara deri më tani nuk ka treguar “sinjal të qartë” të efikasitetit nga të paktën 50 përqind të kërkesave të OBSH-së, tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Rusia miratoi vaksinën COVID-19 në gusht pas më pak se dy muaj testimi te njerëzit, duke bërë që disa ekspertë perëndimorë të vinin në dyshim sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

“Ne me të vërtetë nuk presim vaksinim masiv para mesit të vitit të ardhshëm,” theksoi Harris para gazetarëve në Gjenevë.

“Faza e tretë duhet të zgjasë më shumë, sepse ne duhet të shohim sa shumë mbron vaksina dhe duhet të shohim se sa e sigurt është për shëndetin e njeriut,” shtoi ajo.

Në fazën e tretë, provat dhe testet klinike zhvillohen në shkallë të gjerë tek njerëzit. Fokusi i vaksinimit është tek individët me rrezik të lartë në të gjitha vendet, siç janë profesionistët e kujdesit shëndetësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button