Shkencëtarët me përgjigje përfundimtare: A mund të shkaktojë diabeti COVID-19?

COVID-19 dihet se shkakton probleme shumë serioze, ndonjëherë edhe afatgjate shëndetësore, të tilla si dëmtime të mushkërive, dëmtime të veshkave dhe probleme të zemrës. Kërkimet e fundit sugjerojnë se COVID-19 mund të shkaktojë gjithashtu shfaqje të papritur të diabetit të varur nga insulina – diabetit të tipit 1, shkruan Panacea.mk.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët gjermanë në Universitetin Medical Centre Schleswig -Holstein, sugjeron se COVID-19 mund të çojë në diagnoza të reja dhe befasuese të diabetit.

Gjegjësisht, qelizat beta të pankreasit përmbajnë një numër të konsiderueshëm të të ashtuquajturve receptorë ACE2. Këta receptorë besohet se janë aty ku koronavirusi i ri SARS-CoV-2 lidhet me qelizat, dhe se infeksioni me koronavirus, i cili ndikon në receptorët ACE2, gjithashtu mund të dëmtojë qelizat beta pankreatike që prodhojnë insulinë.

Ky proces mendohet të jetë i ngjashëm me procesin që ndodh në zhvillimin e diabetit të tipit 1. Përndryshe, njerëzit me diabet të tipit 1 kanë pak ose aspak insulinë. Diabeti klasik i tipit 1 kërkon zëvendësimin e insulinës gjatë gjithë jetës nga injeksione të insulinës ose pompë insuline.

Sipas mendimit të ekspertëve, është e rëndësishme që mjekët të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e zhvillimit të diabetit të varur nga insulina afërsisht katër javë pas infektimit, edhe përkundër antitrupave negativ (diabeti tip 1).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button