Shqipëri, 3 të vdekur dhe 151 raste te reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 151 raste te reja, ndërkohë edhe 3 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur gjithsej në 10.406 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 319.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë, duke e rritur në 6.186 numrin e të shëruarve dhe raste aktive janë 3.901.

Në spitalet në Tiranë po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ka konfirmuar ministria.

Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 68.728 testime për personat e dyshuar me koronavirus dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button