Vazhdon rënia e rasteve të të infektuarve dhe atyre të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Numri i atyre që po infektohen dhe atyre që po vdesin nga COVID-19 po shkon duke u ulur gradualisht.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë 5 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 568 numrin e të vdekurve.

Ndërsa në 432 mostrat e IKSHPK-së, 85 persona kanë rezultuar pozitivë, raporton KOHA.

E kjo ka bërë që të ulet edhe numri i atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Rënia e numrit të rasteve nëpër spitale ka bërë që të lirohen që nga kjo javë edhe ambulancat specialistike, të cilat ishin të dedikuara vetëm për pacientët me COVID-19.

Por ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendi po bëhet gati për rastet që pritet të rriten në vjeshtë. Derisa ka kërkuar që të vazhdohet me respektimin e masave, ai ka thënë se MSH-ja do të dalë me udhëzime të qarta se në cilat vende duhet të barten maskat e në cilat vende jo.

Në Kosovë deri më tani mbi 14 mijë persona janë infektuar nga COVID- 19, derisa mbi 10 mijë janë shëruar.

Ndërsa, mbi 2 mijë raste mbesin aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button