Zhbogar-Dimitrov: Qeveria e re do të vazhdojë agjendën evropiane

Samuel Zhbogar, euroambasadori në Maqedoninë e Veriut në vazhdën e takimeve në fund të mandatit, takoi edhe zv.kryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrovin, duke u zotuar për vazhdimin e rrugës eurointegruese, transmeton Portalb.mk.

“Bashkëpunimi intensiv me institucionet e BE-së u forcua përmes marrëdhënies miqësore dhe sinqeritetit me përfaqësuesit e tij në Maqedoninë e Veriut. Si dhe gjatë mandatit të Ambasadorit Zhbogar, Qeveria e re edhe në të tanishmin do ta mbaj vazhdimësinë e agjendës evropiane, ndërkaq Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë makineria e cila do ti lëviz reformat, me këtë edhe proceset integruese”, premtoi Dimitrov.

Kabineti i Dimitrovit raportoi se zv.kryeministri ka falënderuar Ambasadorin Zhbogar për kontributin personal në rrugën eurointegruese të vendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button