Mbesa e Bin Laden paralajmëroi: Nëse Biden fiton zgjedhjet, SHBA do të ketë një tjetër “11 Shtator”

Mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden në një nga intervistat e saj më të fundit ka deklaruar se nëse zgjedhjet do të fitohen nga Joe Biden, amerikanët mund të përjetojnë një  “11 Shtator” të dytë, pasi të majtët janë rreshtuar krah radikalistëve, transmeton ABC.

Noor bin Ladin, 33 vjeç këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë të dhënë për ‘New York Post’. Mbesa e  Bin Laden jeton në Zvicër dhe deri më tani ka bërë një jetë të rezervuar.

Ndër të tjera mediat e huaja bëjnë me dije se në intervistën e saj ajo ka thënë se kur xhaxhai i saj organizoi sulmet e 11 shtatorit 2001, ajo ishte katërmbëdhjetë vjeç dhe imazhet e avionëve që përplaseshin në Kullat Binjake e kishin “shkatërruar” atë.

Ndërkohë theksohet se 33 vjeçarja vetëm pas asaj tragjedie, ka kuptuar që Amerika nuk është aspak një vend racist, duke pasur parasysh që, gjatë udhëtimeve të saj atje pas masakrave xhihadiste, ajo kishte parë mirësi dhe mirëkuptim nga qytetarët amerikanë, pavarësisht se ishte mbesa e trurit të sulmeve islamike.

33-vjeçarja zbuloi ndër të tjera se është një mbështetëse e vendosur Donald Trump. Sipas saj, “ISIS u përhap gjatë administratës së Obamës / Biden kurse Trump ka treguar se do ta mbrojë Amerikën”.

Noor ndër të tjera ka theksuar se Trump duhet të rizgjidhet, pasi prej kësaj varet jo vetëm e ardhmja e Amerikës por edhe e civilizimit perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button