Zaev: Rrogë minimale 20 mijë denarë, mesatare 34 mijë denarë dhe pension për personat mbi 65 vjet

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një takimi me Lidhjen e sindikatave ka premtuar se deri në fund të mandatit planifikon që rroga minimale të jetë 20 mijë denarë, ndërsa rroga mesatare deri 34 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

Ai ishte i shoqëruar nga Fatmir Bytyrqi, zv.kryeministër për çështje ekonomike, Fatmir Besimi, ministër i financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë, Arjanit Hoxha, ministër i bujqësisë, Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë, Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale dhe Blagoj Boçvarski, ministër i transportit.

“Po mundohemi për të njëjtin qëllim-të realizojmë pagën minimale prej 20 mijë denarëve, duke përmbush kërkesë ne sindikatave për një pagë minimale thuajse sa 60% i rrogës mesatare, dhe paga mesatare neto të rritet deri 34 mijë denarëve deri në fund të mandatit”, deklaroi Zaev.

Ai premtoi gjithashtu se nuk do të ketë më shumë të punësuar me kontrata në vepër.

“Kontratat e punës me kohë të caktuar do të jenë vetëm në kushte të jashtëzakonshme dhe me kohëzgjatje deri në 1 vit”, deklaroi Zaev.

Ai sqaroi se janë në shqyrtim të mundësisë që të mundësohet dalja në pension 5 vjet para kohës së pensionimit, si dhe premtoi pensione për personat mbi 65 vjet.

“Do të japim pension social shtetëror për çdo person mbi 65 vjet, i cili në 20 vjetët e fundit ka jetuar në territorin e vendit tonë dhe nuk i plotëson kushtet për pension pleqëri”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button