Kosova publikoi statistikat për 24 orët e fundit në lidhje me virusin korona

Pesë raste të vdekjes dhe 85 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në konferencë për shtyp, transmeton Koha.net.

Testet pozitive kanë dalë nga 432 mostra.

Gjithsej të vdekur si pasojë e COVID-19 nga fillimi i pandemisë janë 568, kurse të prekur 14.204.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 97, kurse totali i të shëruarve 10.643.

2.993 mbesin raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për situatë më të mirë pandemike, sipas tij, por se rreziku mbetet ende.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës. Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button