(HULUMTIM) Fatkeqësia te “Restoranti i qumështit” e hapi kutinë e Pandorës: Arkivi i gjykatës përplot me dënime me kusht për aksidente fatale në trafik

360 Gradë” i shqyrtoi 14 aktgjykime për aksidente trafiku që përfunduan me vdekje. Në të gjitha vendimet që i shqyrtuam, aktakuza është për të njëjtën krim si në rastin në afërsi të “Restorantit të qumështit”, kurse i pandehuri / e pandehura e ka pranuar fajin. Vetëm në 5 raste është shqiptuar dënim me burg dhe dënimi më i larti është një vit pas grilave.

Zemërimi, mosbesimi dhe zhgënjimi janë emocionet që mbushën zemrat jo vetëm të familjes Dimitrievski, por edhe të të gjithë publikut pasi u bë e ditur se fajtori për aksidentin te “Restoranti i qumështit” mori vetëm dënim me kusht përkundër faktit se një djalë 32-vjeçar vdiq në aksident. gruaja e tij shtatzënë humbi frytin dhe pësoi dëmtime të rënda.

E mbijetuara Natasha Dimitrievska tashmë ka paralajmëruar betejë edhe me gjyqtaren edhe me prokuroren në këtë lëndë, duke kërkuar drejtësi për rastin që i mori burrin edhe fëmijën e pa-lindur.

Goce dhe Natasha Dimitrievski

Në përpjekje për të parë përtej emocioneve, “360 gradë” u zhyt në arkivin e vendimeve të Gjykatës Penale – Shkup, të cilat iu referohen aksidenteve të trafikut në të cilat ka viktima njerëzore dhe në të cilat fajtori, si në rastin e “Restorantit të qumështit”, e ka pranuar fajin.

Dënimi më i rëndë që gjetëm ishte një vit burg.

Secili rast është i veçantë

Përfundimi i parë që e nxorëm nga shqyrtimi i vendimeve është se nuk ka dy raste identike, përkatësisht që secila është çështje në vetvete. Përmes fjalorit, zakonisht të thatë juridik, ndërthuren fatet e ndryshme, si për të dëmtuarit ashtu edhe për fajtorët.

Sidoqoftë, duke lënë mënjanë elementet tjerë, aktgjykimet që i shqyrtuam i ndamë në dy grupe, një sipas rrethanës kryesore – nëse vetëm i pandehuri kishte qenë fajtor për aksidentin fatal apo edhe i ndjeri kishte kontribuar në aksident.

Nga shtatë rastet në të cilat i ndjeri ka pas pak faj, për shembull, një këmbësor i cili ka qenë duke ecur rrugës, shoferi i akuzuar është dënuar me burg vetëm në një rast. Të gjithë të tjerët kanë marrë dënime me kusht.

Nga shtatë çështjet në të cilat nuk ka fare faj të të ndjerit, tre të pandehur janë dënuar me kusht. Katër të tjerët kanë marrë dënime me burg, me ç’rast dënimi maksimal është një viti.

Ka vra këmbësor në kalim këmbësorësh dhe ka marrë dënim me kusht

Atanas Trajkovski nga Shkupi, pensionist, i ve dhe baba i tre fëmijëve, më 5 maj 2015, e ka drejtuar “Shkodën” e tij në rrugën Butelska. Ai e kishte ngarë makinën me 41 km/orë, e cila është dukshëm më e ngadaltë se shpejtësia e lejuar në atë kohë 60 km/orë. Por, kur është afruar në një nga vendkalimet e këmbësorëve, ai nuk e ka pa këmbësorin M.K. Viktima ka vdekur tre orë pas pranimit në spital, ndërsa gjyqtarja në atë lëndë, Dobrilla Kacarska, e ka dënuar Trajkovskin me dënim me kusht prej dy vjet burg, pra të njëjtin dënim si në lëndën të  “Restoranti i qumështit”.

Arsyetimi i gjyqtares për dënimin me kusht përmban shpjegim paksa më të gjerë. Ajo e ka vlerësuar shumë faktin që shoferi është deklaruar fajtor, por ka theksuar se shoferi ka qenë duke vozitur esëll (jo i dehur), se automjeti ka qenë në rregull, se ai nuk kishte ngarë makinën shpejtë dhe se kishte pas probleme shëndetësore.

Megjithatë, ajo ka shqiptuar dënim me kusht, megjithëse gjykata kishte konstatuar që “shoferi kishte bërë lëshime që kishin rezultuar me aksident, ndërsa këmbësori nuk kishte bërë lëshime në aksidentin në fjalë”.

Pjesë e aktgjykimit në lëndën k-712/17

Të gjithë aktgjykimin mund ta shkarkoni më poshtë.

k712-17 Shkarko

Ka vrarë një motoçiklist dhe ka marrë dënim me kusht

Më 3 qershor 2014, infermierja në Qendrën Klinike – Shkup, B.G., e ka drejtuar automjetin e saj “Zastava 101” në kryeqytet. Në udhëkryqin e rrugëve Adolf Ciborski dhe Vanço Mickov, megjithëse nuk kishte përparësi, ajo kishte hyri në udhëkryq me automjetin e saj dhe e ka goditur D.C. i cili ka qenë duke ngarë motor “kimko”. Tri ditë më vonë, motoçiklisti kishte vdekur në spital.

Gjykatësja Lubinka Basheska, e cila e ka drejtuar lëndën, kishte vendosur ta dënojë të pandehurin me dy vjet burg, të njëjtin sanksion si në lëndën te “Restoranti i qumështit”. Arsyet janë se e pandehura e kishte pranuar fajin, kishte shprehur pendim gjatë dhe pas ngjarjes dhe ishte nënë e dy fëmijëve që “kontribuon ndjeshëm në mbështetjen e anëtarëve të familjes së saj”.

Në aktgjykim ka edhe një paragraf më të gjatë për deklaratën e të pandehurës para gjykatës.

Të gjithë aktgjykimin mund ta lexoni më poshtë.

k.br.1041-17 Shkarko

Ka vrarë këmbësor në këmbësori: 6 muaj burg

Më 7 maj 2018 ose vetëm pesë muaj para aksidentit fatal te “Mleçen”, gjykatësi Ilija Tërpkov ka vendosur me propozim akuzë të PTHP Shkup kundër R.A. nga Shkupi. Vepra penale me të cilën është ngarkuar është thuajse identike me veprën për të cilën akuzohet i pandehuri Vasill Çorbaxhiev për aksidentin te “Mleçen” – “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion rrugor” nga neni 300 paragrafi (4) i Kodit penal.

I pandehuri P. A., një vit para gjykimit, ka vozitur “Folksvagen Pasat-in” e tij nëpër bulevard. Edhe pse është afruar në zonë këmbësorie, ai nuk e ka zvogëluar shpejtësinë dhe nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve, me ç’rast siç shkruan në aktgjykim:

“…me pjesën e përparme të automjetit të cilin e ka drejtuar e ka goditur këmbësorin – të dëmtuarin G. M., i cili si këmbësor i penguar e ka kaluar korsinë rrugore nga bul…, duke lëvizur nëpër kalimin e përcaktuar për këmbësorë nga të djathtë në të majtë duke shikuar në drejtim të lëvizjes së PMV “Folksvagen Pasat” SK…, goditje nga e cila tani i ndjeri G. M. është lënduar në pjesën e pasme të kokës të dukshme si plagë në formë të shtypjes – çarjes dhe derdhje gjaku, thyerje vijore të bazës së kafkës në pjesë të nyjës së pasme të kafkës, gjakderdhje nën mbështjellësin e fortë të trurit dhe nën mbështjellësit e butë të trurit, shtypje të trurit dhe e urës së, çarje me ind gjaku nënlëkurë në zonë të pjesës së pasme të gjoksit, hematom gjaku dhe mpiksje gjaku në indin dhjamor dhe muskulor nën lëkurë në zonë të pjesës së përparme – të brendshme nga kërci dhe mpiksje e gjakut në muskulaturën sipërfaqësore në zonë të kërcit të majtë nga ana e jashtme, ndërsa pjesët e pashtypura të trurit kanë çuar deri në çrregullim dhe ndërprerje të funksionit të qendrave të trurit dhe rrjedhimisht kanë përfunduar me vdekje te tanimë i ndjeri G. M.”, shkruan në aktgjykimin për d. numër 50/18.

I pandehuri nuk e ka mohuar veprën, por e ka pranuar fajin. Avokati i tij i bën lutje gjyqit të marrë parasysh që R. A. nuk është i dënuar, është baba i dy fëmijëve të rritur, i martuar dhe që i pandehur vazhdimisht mendon në ngjarjen. R. A. thotë përfaqësuesi i tij Dimitar Dangov, “është qytetar lojal i këtij shteti, i cili me neglizhencë në vetëm një moment të ditës kritike nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit”.

Kësaj i është bashkëngjitur edhe i pandehuri R. А.: pjesë e aktgjykimit për d. Numër 50/18

Gjykatësi i ka dëgjuar palët dhe ka përcaktuar dënim. Për këmbësor të vrarë i cili kalon në kalim këmbësorësh, shoferi dënohet me gjashtë muaj burg.

Gjithë aktgjykimi më poshtë.

Ka vrarë vajzë 11 vjeçare në kalim këmbësorësh: një vit me burg

Dënimi më i lartë që e gjetëm ndër aktgjykimet e Gjykatës Themelore Penale Shkup është kundër R. V. nga Shkupi. Më 24  tetor 2015 ai ka drejtuar me kargo mjet motorik “DAF”, karruotrec me rimorkio. Duke u afruar në kalim këmbësorësh me sinjalizim me drita, ai nuk e ka ndalur mjetin me çka do të mundësojë këmbësorëve të cilët veç më janë nisur ta kalojnë rrugën. Viktima ka qenë një vajzë 11 vjeçe.

Familja e viktimës ka kërkuar nga gjykatësi Sedat Rexhepagiq të shqiptojë dënim më të lartë për shkak se jetën e kishte humbur një e re. Gjykatësi e ka marrë parasysh atë fakt, por edhe rrethanat lehtësuese në favor të pandehurit.

“Gjykata i kishte parasysh rrethanat që i pandehuri është në gjendje të dobët shëndetësore, ka probleme me zemrën… fakti që i pandehuri është i vetmi i cili është përgjegjës për ekzistencën ekonomike të familjes së vet më të ngushtë me të cilën jeton, që është baba i fëmijës me pengesë mesatare në zhvillim psiko-fizik, me të dy këmbët jofunksionale, me tumor dhe cistë në tru dhe vazhdimisht përdor karrocë invalidësh, ndërsa për fëmijën krejtësisht përkujdeset bashkëshortja”, thuhet në aktgjykim.

Në fund, aktgjykimi i gjykatëses ka qenë një vit dënim me burg dhe një vit ndalesë për drejtim të automjetit të “E” kategorisë, pas vuajtjes së dënimit.

Gjithë aktgjykimin mund ta gjeni më poshtë.

k.br.3719-15 Shkarko

Ka vrarë këmbësor në vend pa vija për kalim – dënim me kusht

Që secili rast është ndryshe tregon edhe aktgjykimi kundër shoferit Sërgjan Stojanoviq. Në aksidentin rrugor ku ai ka qenë i përfshirë, faji nuk është vetëm i tij.

Më 10 prill 2018 ka drejtuar automjet në rrugën rajonale Shkup-Veles. Në afërsi të një njërës nga udhëkryqet, në rrugë nuk e ka vërejtur kur këmbësori Todor Bozhinovski ka filluar ta kalojë rrugën në vend pa vija.

“Për arsye se me pjesën e përparme të majtë të automjetit ka goditur në trupin e këmbësorit… nga goditja është shkaktuar lëndim i rëndë trupor në formë të gjakderdhjes nën mbështjellësit e trurit të tipit traumatik dhe lëndime të shkaktuara në anën e majtë të trupit edhe atë shpatulla e majtë, ana e majtë e kokës, gjoksi dhe ekstremitetet e poshtme, me thyerje të koskave të këmbës së majtë, në tru janë konstatuar shtypje, si dhe gjakderdhje e brendshme, lëndime të cilat në pjesën e kokës kanë çuar deri në çrregullim dhe ndërprerje të punës së qendrave vitale të trurit me çka ka ndodhur epilog fatal te tanimë i dëmtuari i ndjerë Todor Bozhinoski”, shkruan në aktgjykimin d. numër 161/19.

Mirëpo, në këtë rast, në aktgjykim nuk ka informatë që Stojanoviq ka kryer edhe kundërvajtje tjetër, për shembull, që ka vozitur më shpejtë. Përkundrazi, viktima Bozhinovski ka qenë person në moshë, i cili ka pasur shikim dhe dëgjim të dobët, ndërsa pikërisht shoferi menjëherë e ka çuar në spital dhe ka qëndruar me atë.

Megjithatë, gjyqi ka vendosur t’i shqiptojë dy vite dënim me kusht Stojanoviqit, njëjtë sikur edhe për të fajtorin tek “Restoranti i qumështit”.

Gjithë aktgjykimi është në linkun më poshtë.

161-19 Shkarko

Dënim me kusht për këmbësor të vrarë te “Siti Moll” i cili ka dalë duke vrapuar në rrugë

Më 11 gusht 2017, Shaqir Shaqiri nga Shkupi ka drejtuar automjetin e vet “Folksvagen Bora” në bulevardin “Partizanski odredi”. Kur ka ardhur në afërsi të “Siti moll”, nuk ka qenë i përqendruar te këmbësorët që kanë filluar të kalojnë rrugën, ndërsa gjatë kësaj ka drejtuar automjetin me 67 km/h, në vend të shpejtësisë së lejuar prej 50 km/h.

Për dallim nga rasti te “Restoranti i qumështit”, sipas aktgjykimit, shoferi Shaqiri nuk ka bërë kundërvajtje tjetër përveç që ka vozitur tepër shpejtë, por edhe kjo ka qenë e mjaftueshme për ngjarje tragjike. Për shkak të shpejtësisë, nuk ka vërejtur këmbësor i cili është nisur me vrap ta kalojë rrugën në vend pa shenja (83 metra nga kalimi për këmbësor). Goditja ka qenë vdekjeprurëse, ndërsa gjyqi i ka shqiptuar dy vite me kusht, nëse nuk e përsërit veprën në 5 vitet e ardhshme.

Gjithë aktgjykimi më poshtë.

1859-18 Shkarko

Në komunikacion rrugor lehtë vdiset, mirëpo për gabimet vështirë shkohet në burg

Të gjithë shembujt e përmendur, si dhe aktgjykimet tjera të cilat i shikoi “360 gradë”, tregojnë që gjykatësit, përgjithësisht shqiptojnë dënime me burg për aksidente rrugore, madje edhe kur ka pasoja fatale, me kusht i pandehuri të pranojë fajin.

Madje edhe në rastet kur viktima nuk ka bërë asgjë gabim, dënimet janë jashtëzakonisht të buta. Gjykatës të ndryshëm në mënyrë të njëjtë e çmojnë shumë kur pranohet faji dhe sjellja në vendin e aksidentit dhe së pakur sipas dënimeve, burgun nuk e konsiderojnë si sanksion adekuat.

Natasha Dimitrievska tash më e paralajmëroi luftën e saj kundër gjykatëses dhe prokurores për rastin e saj, në të cilin e humbi bashkëshortin dhe foshnjën, ndërkaq i pandehuri është dënuar me kusht. Arkivi i gjyqit tregon që, mbase do të ketë punë për sistem të vendosur vlerash në gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button