Zaev: Deri në fund të javës do të ketë marrëveshje për zëvendësministrat

Kryeministri, Zoran Zaev beson se deri në fund të javës do të arrihet marrëveshje për zëvendësministrat, si dhe për kryetarët dhe zëvendësat në komisionet parlamentare. Ai tha se nuk ka problemi, por po zhvillohet debat cilësor që të gjendet gjuhë e përbashkët që në këto poste të vendosen kuadrot më cilësore që janë në dispozicion, njofton Portalb.mk.

“Besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i përfundojmë të gjitha konsultimet dhe diskutimet me kandidatët potencial për zëvendësministra që të mundem si mandatar, tashmë si kryeministër, t’i dorëzoj në Kuvend për zgjedhje. Ky është proces në të cilin zhvillohen bisedime me partnerët, duam që të zgjedhim më cilësoren nga ajo që e kemi si ofertë”, tha Zaev, para takimit të sotëm në LSM.

Ai tha se i vjen keq që kuadro shumë cilësore nuk pranojnë funksionet për shkak se kanë paga më të larta në sektorin privat ku punojnë.

Ndërkohë, Zaev ka shtuar se nuk ka probleme as në ndarjen e pozicioneve në komisionet parlamentare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button