Opozitarja bjelloruse Marija Kolesinikova është arrestuar, pohojnë bashkëpunëtorët e saj

Politikania bjelloruse Marija Kolesnikova, njëra ndër lideret e rralla të opozitës e cila nuk është në ekzil, në mëngjesin e sotëm është arrestuar në Minsk, bënë të ditur bashkëpunëtorët e saj.

Sipas tyre, persona të panjohur në mëngjesin e sotëm e kanë dërguar Kolesnikovën në drejtim të panjohur, ndërsa ajo nuk është përgjigjur në telefon.

Kolesnikova është anëtare e Këshillit Koordinues opozitar, për të cilën udhëhiqet hetim nga autoritetet bjelloruse.

Policia bjelloruse sot bëri të ditur se 633 persona janë ndaluar në protestat e djeshme që janë mbajtur në Minks për shkak të rizgjedhjes kontraverse të Aleksandar Kukashenkos për president.

“Dje janë ndaluar gjithsej 633 persona për shkeljen e ligjit për tubime masive”, theksohet në kumtesën e Ministrisë bjelloruse të Punëve të Brendshme, duke saktësuar se nga ata 363 janë arrestuar.

Në Minsk dje protestuan më shumë se 100.000 persona, fundjava e katërt me radhë, ndërsa një numër i madh i policëve dhe ushtarëve janë sistemuar në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button