Mariçiq – Joveski: Nevojitet përforcim i kapaciteteve kadrovike

Zbatimi i ligjit për Prokurori Publike dhe ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik ishte tema kryesore e takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe kreut të Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se, në këtë takim është diskutuar për nevojat e Prokurorisë Publike dhe përforcimin e kapaciteteve kadrovike që do të kontribuonte për përmirësim të efikasitetin në trajtimin e lëndëve.

“Ministri Mariçiq theksoi se përfitimet nga ligji i ri për Prokurori Publike janë tash më të dukshme, duke aluduar në procedurën e filluar për zgjedhje të pesë prokurorëve të ri në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai potencoi se përforcimi kadrovik me bashkëpunëtor profesionist do të jetë erë e vërtetë në shpinë për çdo prokuror dhe do të mundësojë luftë më efikase kundër korrupsionit, si një ndër problemet më ët hidhura në shoqërinë tonë dhe theksoi se, pret luftë të pakursyer kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Mariçiq dhe Joveski diskutuan edhe për sjelljen e akteve nënligjore që dalin nga ligji për Prokurori Publike ndërsa, sipas ministrisë, janë shumë të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me procedurën dhe kriteret për vlerësim të prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button