Borel: Bjellorusisë i nevojitet dialog kombëtar për tejkalimin e krizës

Bjellorusisë i nevojitet dialog kombëtar për tejkalimin e krizës aktuale, deklaroi njeriu i parë i diplomacisë evropiane Joseph Borrel, duke i komentuar protestat që po zhvillohen në këtë vend.

“Demonstratat masive mbresëlënëse në Minsk dhe qytetet tjera edhe një herë e treguan vendosmërinë e popullit bjellorus që t’i shfrytëzojë liritë e tij, të drejtat dhe demokracinë. E gjithë kjo edhe krahas arrestimeve, frikësimeve dhe dhunës nga autoritetet bjelloruse. Nevojitet dialog kombëtar gjithëpërfshirës”, shkroi Borel në Tuiter.

Mediat amerikane përkujtojnë se grumbullimet e qytetarëve në shenjë proteste kundër rezultateve nga zgjedhjet presidenciale të paradokohshme në Bjellorusi gati një muaj po mbahen për çdo ditë, ndërsa në aksionet protestuese gjatë fundjavave po grumbullohen dhjetëra mijëra persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button