Vaksina anti-kovid do të jetë në dispozicion në Australi në janar

Autoritetet australiane bënë të ditur se sasitë e para të vaksinës kundër Kovid-19 i presin në janar, ndërsa kryeministri Skot Morison dje tha se numri ditor i të infektuarve të rinj është më i vogli në 10 javët e fundit.

Morison gjatë kësaj zbuloi se qeveria me kompaninë CSL Ltd ka arritur marrëveshje për prodhimin e dy vaksinave.

E para është zhvilluar nga kompania farmaceutike konkurrente AstraZeneka, në bashkëpunim me Universitetin në Oksford, ndërsa e dyta është ajo që në laboratorët e saj e zhvilloi kompania CSL Ltd, në bashkëpunim me Universitetin në Kvinslend, transmetuan mediat britanike.

“Australisë i duhet pak shpresë. Sot bëmë hap të rëndësishëm drejtë mbrojtjes më të mirë të shëndetit të bashkëqytetarëve tanë dhe luftës kundër virusit korona”, tha Morison.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hant deklaroi se gjatë testimit që të dyja vaksinat kanë treguar potencial që të sigurojnë “mbrojtje afatgjate”.

Kryeministri shfaqi pritje se CSL.Ltd do të porosis rreth 3,8 milionë doza vaksina sipas licencës së AstraZeneka dhe se shteti do të blejë ilaçe nga CSL nëse testet tregohen efektive.

“Nëse dy vaksinat i kalojnë të gjithë provat klinike, Australia do të ndajë rreth 1,7 miliardë dollarë për gjithsej 85 milionë doza”, deklaroi kryeministri australian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button