Gjokoviç u skualifikua nga US Open

Tenisti më i mirë në kategorinë e meshkujve Novak Gjokoviç u skualifikua nga turneu i sivjetshëm i US Open të dielën pasi aksidentalisht goditi me top arbitren femër të linjës, duke goditur në fyt, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kampioni i 17-të fishtë në Grand Slam dhe numri një Novak Gjokoviç nuk arriti të përfundojë ndeshjen e tij të xhiros së 16-të kundër gjysëmfinalistit të vitit 2017 dhe tenistit të 20-të, Pablo Carreno Busta, ku rezultati ishte 5:6 në setin e parë pasi goditi me top arbitren e linjës”, thuhet në deklaratën e US Open.

Pasi arbitrja ra në tokë, Gjokoviç vrapoi me shpejtësi për të parë nëse ishte mirë. Ajo u detyrua të largohej nga ndeshja.

Pas skualifikimit të Gjokoviç nga turneu, Busta u kualifikua në çerekfinale.

Gjokoviç deri më tani ka fituar 17 tituj Grand Slam, përfshirë tre kampionate të US Open në vitet 2011, 2015 dhe 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button