Shekerinska: Sistematizimi i ri do të përgjigjet në nevojat reale dhe nuk do të jenë reforma në letër, por reforma në jetën reale

Sistematizimi i ri në Armatë që do të bëhet do të jetë në një formacion të tillë për të përmbushur nevojat reale, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske rreth transformimit dhe reformave të paralajmëruara që priten.

“Transformimi në Armatë dhe disa reforma në Ministrinë e Mbrojtjes janë pjesë e paketës së madhe. Si vend anëtar, i kemi marrë aftësitë e NATO-s që priten prej nesh në disa vjet. Ata do të jenë një pikë referimi për mënyrën se si ne do t’i udhëheqim reformat. Sigurisht, ka kapacitete të caktuara që do t’i bëjmë ekskluzivisht për nevojat vendore. Sidoqoftë, fokusi do të përqendrohet në këto aftësi të NATO-s dhe ne do ta informojmë Qeverinë shumë shpejt se cilat janë ato kapacitete. Këtu dua të them grupin e lehtë këmbësor luftarak, por kemi edhe ekipe kirurgjikale, ekipe të forcave speciale. Ky do të jetë fokusi në periudhën e ardhshme”, u përgjigj Shekerinska, njofton MIA.

Ajo konsidero se në letër do të zvogëlohet numri i pozicioneve në armatë, por të gjithë ushtarët ekzistues do të qëndrojnë.

“Të gjithë, nënoficerët dhe oficerët janë, jo vetëm të sigurt, por ne kemi nevojë për ta. Tani jemi në proces të dërgimit të një numri të madh të oficerëve në detyra komanduese. Kemi oficerë dhe nënoficerë të cilët ishin sistemuar në SIBRIG, kështu që do të them se madje kemi nevojë për më shumë njerëz. Numri në letër do të ulet, por kjo sepse për shumë vite ishte i madh në letër dhe në realitet nuk kishim kaq shumë ushtarë apo oficerë. Me anëtarësimin në NATO, pritjet nga çdo ushtar, nga çdo oficer janë shumë më të larta”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se sistematizimi dhe formimi i ri do të përgjigjet në nevojat reale dhe nuk do të jenë reforma në letër, por reforma në jetën reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button