Zakharova krahason takimin e Vuçiqit me Trumpin me skenën nga “Basic Instict”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në profilin e saj në Facebook ka publikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerkës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka krahasuar me skenën nga filmi “Pasionet e ulëta” (Basic Instict), me aktoren kryesore Sheron Stone, në të cilën ajo ulet këmbë mbi këmbë, shkruan REL.

“Në qoftë se jeni thirrë në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq karriga është e vendosur sikur po ju marrin në pyetje, uleni sikurse në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar Zakharova.

Gjuriq i përgjigjet Zakharovas: Nuk do të lejoj ta sulmoni Serbinë
Duke reaguar ndaj këtij publikimi, dejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, e ka porositur Zakharovan se “nuk do t’ia lejojë që ta sulmojë Serbinë”.

Në reagimin e tij, ndaj publikimit të Zakharovas në Facebook, Gjuriq e ka porositur zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, se duhet “të turpërohet”.

Ai ka theksuar që Vuçiq nuk e ka folur asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë, “madje as në atë vend (në Shtëpinë e Bardhë).

“Ndërkaq, paramendojeni që ky president ka pritur për t’u pranuar te presidenti rus madje edhe nga 1 orë e gjysëm dhe asnjëherë nuk ka kërkuar karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj që ta sulmoni Serbinë krenare. Turp ju qoftë”, ka shkruar Gjuriq në Tëitter.

Vulin: Pas Vuçiqit mbesin veprat, pas Zakharovas mbetet dashakeqësia
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë “ i ka ofenduar të gjithë ata që e mbrojnë edhe Rusinë në Serbi”.

Duke reaguar në publikimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, Vulin ka shtuar që “ Vuçiqi, popullin e tij dhe miqtë e popullit të tij, asnjëherë nuk i ka braktisur, as nuk i ka ofenduar dhe as poshtëruar”.

“Zakharova na ka ofenduar të gjithë neve që e mbrojmë edhe Rusinë edhe Serbinë në vende më të vështira se sa në publikimet e saj në Facebook. Armiqtë e Serbië dhe Rusisë janë të gëzuar sot me dashakeqësinë e vogël të Zakharovas. Pas Vuçiqit mbeten veprat, pas Zakharovës dashakeqësia për të cilën do t’i vijë turp”, ka thënë Vulin përmes një deklarate.

Ai ka shtuar që “Vuçiq është burrështetasi i vetëm në Evropë, i cili ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Rusisë, si është komandanti suprem i ushtrisë, me të cilën forcat e Federatës Ruse kanë bahkëpunimin më të madh dhe më të frytshëm”.

Vulini theksoi që “ madhështia e njeriut nuk matet me madhësinë e karrigës në të cilën ulet e as me madhësinë e fuqisë në emër të së cilës flet, po me madhështinë e guximit që në secilën karrige ta mbrojë popullin dhe miqtë e popullit të vet”.

Kosova dhe Serbia, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Pas shumë vitesh, dekadash të historisë tragjike dhe të dhunshme, si dhe të viteve të bisedimeve të dështuara, administrata ime propozon një mënyrë të re për tejkalimin e ndryshimeve, duke u fakusuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike”, ka thënë Trump, duke e cilësuar marrëveshjen si një përparim i madh, i cili “botën e ka bërë më të sigurtë”.

Trump gjithashtu ka theksuar që është krenar me liderët e Serbisë dhe Kosovës, (presidentin Aleksandar) Vuçiqin dhe (kryeminisrin Avdullah) Hotin, të cilët kanë vënë nënshkrimet e tyre në marrëveshje.

Të hënën, më 7 shtator, presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hoti, do të takohen sërish në Bruksel për të mbajtur një raund të ri të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë politik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button