Struktura e NATO-s dhe shpenzimet prej dy përqind në mbrojtje

Në artikullin e fundit diskutuam rreth nenit- 5 të NATO-s, tani le t’i hedhim një vështrim strukturës së aleancës. Selia e NATO-s është e vendosur në Evere, Bruksel, Belgjikë, ndërsa selia e Operacioneve të Komandës është në qytetin Mons, Belgjikë.

Struktura civile e NATO-s përfshin Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC)  i cili është organi që ka një autoritet qeverisës efektiv dhe kompetencat e vendimit në NATO, i përbërë nga përfaqësues ose përfaqësues të përhershëm të shteteve anëtare në një nivel më të lartë (ministrat e punëve të jashtme ose të mbrojtjes, ose kryetarët e shteteve ose qeverive). Këshilli mblidhet të paktën një herë në javë dhe merr vendime të mëdha në lidhje me politikat e NATO-s. Takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut kryesohen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe, kur merren vendime, ato bëhen në bazë të unanimitetit dhe marrëveshjes së përbashkët në mes shteteve anëtare.

Struktura ushtarake e aleancës përfshin Komitetin Ushtarak (MC) që është organi i NATO-s që përbëhet nga Shefat e Mbrojtjes së shteteve anëtare (CHOD) dhe këshillon Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC) për politikën dhe strategjinë ushtarake. Shefat e Mbrojtjes së vendeve anëtare përfaqësohen rregullisht në Komitetin Ushtarak nga përfaqësuesit e tyre të përhershëm ushtarak. Ashtu si Këshilli, Komiteti Ushtarak gjithashtu takohet në një nivel më të lartë, përkatësisht në nivelin e Shefave të Mbrojtjes. Komiteti Ushtarak drejtohet nga kryetari i saj, i cili drejton operacionet ushtarake të NATO-s. Deri në vitin 2008 Komiteti Ushtarak i NATO-s kishte përjashtuar Francën, për shkak të vendimit të qevevrisë franceze të vitit 1966 për të larguar Francën nga Struktura e Komandës Ushtarake të NATO-s, e cila u ribashkua në vitin 1995. Derisa Franca u ribashkua në NATO, ajo nuk u përfaqësua në Komitetin e Planifikimit të Mbrojtjes, dhe kjo çoi në mosmarrëveshje në mes Parisit dhe anëtarëve të NATO -s. Komanda (ACO) është komanda e NATO-s përgjegjëse për operacionet e NATO-s në të gjithë botën. Korpuset e shpejta të disponueshme përfshijnë atë të “Eurocorps-it”, 1. Korpuset gjermane – holandeze, Trupat Shumëkombëshe në Verilindje, dhe Korpuset italiane të shpejta si dhe Forcat Detare të Lartësisë (HRF), të cilat të gjitha raportojnë për Operacionet e Komandës aleate.

Organizatat dhe agjencitë e NATO-s: selia qendrore për Agjencinë e Mbështetjes së NATO-s është në Capellen të Luksemburgut (NAMSA). Selia e Agjencisë për Komunikim dhe Informim të NATO-s është në Bruksel.

Një organizatë e re e shkencës dhe teknologjisë e NATO-s (S&T) është krijuar para korrikut të vitit 2012, e përbërë nga shefi, një zyrë programi për S&T, dhe Qendra e Kërkimit Nënujor të NATO-s (NURC).

Asambleja Parlamentare e NATO-s është një organ që përcakton qëllime të gjera strategjike për NATO-n, i cili mblidhet në dy seanca në vit. Asambleja e NATO-s bashkëvepron drejtpërdrejt me strukturat parlamentare të qeverive kombëtare të vendeve anëtare  emërojnë anëtarë të përhershëm ose ambasadorë në NATO. Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga ligjvënës nga vendet anëtare të aleancës si dhe trembëdhjetë anëtarë të asociuar. Sidoqoftë është zyrtarisht një strukturë e ndryshme nga NATO, dhe ka si qëllim të bashkojë përfaqësuesit e vendeve të NATO-s për të diskutuar politikat e sigurisë në Këshillin e NATO-s.

Një zhvillim më rëndësi pas Luftës së Ftohtë është programi Partneriteti për Paqë (PP). Bazuar në një angazhim ndaj parimeve demokratike, qëllimi i Partneritetit për Paqe është të rrisë stabilitetin, të zvogëlojë kërcënimet ndaj paqes dhe të ndërtojë marrëdhënie të forcuara midis NATO-s dhe vendeve joanëtare në zonën euro-atlantike.

PP u krijua në vitin 1994 për të mundësuar pjesëmarrësit të zhvillojnë një marrëdhënie individuale me NATO-n, duke zgjedhur përparësitë e tyre për bashkëpunim. Aktivitetet e ofruara nën programin (PP) prekin pothuajse çdo fushë të veprimtarisë së NATO-s.

Që nga viti 2011, të gjitha aktivitetet dhe ushtrimet janë në parim të hapura për të gjithë partnerët e NATO-s, qofshin ata nga rajoni “Euro-Atlantik”, “Dialogu Mesdhetar”, “Nisma e Bashkëpunimit të Stambollit” apo partnerë globalë. Sipas NATO-s ka 20 shtete në programin e Partneritetit për Paqe.

NATO ka gjithsej 30 anëtarë, Maqedonia e Veriut është anëtarja më e re e aleancës. NATO ka një buxhet prej afro 1 trilion dollarë amerikanë.

Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s duhet të ndajnë nga buxhetet kombëtare deri në dy përqind për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së nga viti 2014 është Janes Stotelnberg, i zgjedhur në një mandat katër vjeçar. Misioni i tij u zgjat edhe për një mandat tjetër dhe ai do ta drejtojë NATO-n deri më 30 shtator të vitit 2022.

Nuk ka ndonjë proces zyrtar për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm. Anëtarët e NATO-s tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të shërbejë si (SP). Për shkak se oficeri kryesor ushtarak i NATO-s, Komandanti Suprem është tradicionalisht një amerikan, Sekretar Gjeneral duhet të jetë evropian.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button