Afrikë, ka shkuar në mbi 31 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.297.322 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.505 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.297.322 numrin e rasteve ndërsa me 226 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 31.131.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.779 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.511 dhe në Algjeri 1.539 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 636.884 raste, Egjipti me 99.712 dhe Maroku me 70.166 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.033.734.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button