BE propozoi konferencë ndërkombëtare në lidhje me Mesdheun Lindor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se një konferencë shumëpalëshe mund të organizohet për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat në lidhje me marrëdhëniet BE-Turqi dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor, Michel rikujtoi se më 24-25 shtator në Bruksel, liderët e vendeve anëtare do të mbajnë samit mbi Turqinë, ku do të diskutohet politika që do të ndiqet në lidhje me Ankaranë dhe kursi i zhvillimit të marrëdhënieve.

Michel tha se tema si kufijtë e zonës ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, energjia, siguria dhe migrimi do të diskutohen nga liderët.

Duke bërë një propozim për të organizuar një konferencë shumëpalëshe për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor, Michel deklaroi se palët relevante dhe NATO-ja mund të marrin pjesë gjithashtu në konferencë.

Ai tha se propozimin për konferencë ia ka përcjellur edhe Ankarasë dhe Athinës dhe shtoi se konferenca mund të jetë mënyra më e mirë për të ulur tensionet në rajon dhe për të hapur një kanal dialogu.

Michel kërkoi uljen e tensioneve të rritura javëve të fundit.

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu”, u shpreh Michel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button