fbpx

Fotot të reja mahnitëse tregojnë se si virusi SARS-CoV-2 isulmon qelizat në organet e frymëmarrjes

Janë publikuar fotografi të reja të virusit SARS-CoV-2 të bëra me mikroskop elektronik, raporton portali Live Science. Në fotografi, viruset mund të shihen si formacione të vogla rrethore. Këto forma të zgjatura, janë të ashtuquajturat “cilia”, struktura të vendosura në sipërfaqen e disa qelizave në organet e frymëmarrjes, shkruan Panacea.mk.

Fotot e reja të mahnitshme tregojnë se si koronavirusi i ri sulmon qelizat në traktin respirator të njeriut. Imazhet ofrojnë pasqyrë se sa viruse krijohen gjatë një infeksioni. Çdo qelizë e infektuar mund të prodhojë mijëra viruse.

Camilla Ehre, profesoreshë në Institutin e sëmundjeve respiratore në Universitetin e Karolinës së Veriut, i bëri imazhet duke përdorur një mikroskop elektronik, pajisje që përdor rreze elektronike të përqendruara për të krijuar imazhe.

Formacionet e zgjatura të “ciliave” bashkohen me fije të substancave mukoze që i ngjajnë një rrjeti që natyrshëm është i pranishëm në ajër.

SARS-CoV-2 viruset duken si topa të vegjël. Në zmadhime më të mëdha, mund të shihen formacione me gjemba në sipërfaqen e virusit. Ato forma të ngjashme me kurorën janë arsyeja për emrin e të gjithë koronavirusëve. Virusi përdor këto thumba për të infektuar qelizat.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close