fbpx

Në Bruksel vazhduan bisedat eksperte mes Prishtinës dhe Beogradit

Ekipe ekspertësh nga Prishtina dhe Beogradi sot i vazhduan bisedat në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësim të BE-së, shkruan Mia.mk.

Kjo është mbledhja e katërt në nivel ekspert nga vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd në korrik të këtij viti.

Bruksel u paralajmërua se gjatë fundjavës, dy delegacionet do të bisedojnë për temat tanimë të filluara lidhur me personat e zhdukur dhe të shpërngulur, si dhe për marrëdhëniet ekonomike.

Siç njoftojnë agjencitë, edhe pse nuk është arritur përparim i kënaqshëm në tre raundet paraprake të mbledhjeve eksperte, ndërmjetësuesit e BE-së presin që bisedat për temat të finalizohen të shtunën dhe të dielën, me qëllim që mbledhja më 7 shtator në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të hapen tre kapituj të rinj: pozita e bashkësive joshumicë, kërkesat e ndërsjella dhe prona.

U paralajmërua edhe dinamikë e përshpejtuar e negociatave në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast ekspertët do të takohen në çdo 10 ditë, ndërsa liderët në çdo 20 ditë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close