Pesë të vdekur dhe 117 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 556 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 117 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.027.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 464 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 53.554 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 131 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button