KRNM shpalli fituesit e çmimit të pjesëmarrjes së të rinjve

Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë ka shpallur fituesit e çmimit të pjesëmarrjes së të rinjve, i cili jepet në kuadër të projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Ivana Balabanova dhe Sibel Bajrami janë fitueset e çmimit në kategorinë individuale. Në kategorinë për organizatat rinore, fituesit janë organizatat Fluctus dhe Jeta ime. Ndërkohë, Pajisjet Mjekësore 3D Print dhe SHARE – Flisni me sinqeritet dhe zgjidhni gjithçka janë fituesit e çmimit në kategorinë për grupet jo formale të të rinjve.

Këshilli Kombëtar i Rinisë u jep çmimin individëve të rinj, grupeve joformale të të rinjve dhe organizatave rinore që kanë kontribuar në shoqëri përmes pjesëmarrjes aktive qytetare. Për këtë çmim, aktivitetet e tyre duhet të realizohen nga janari 2019 deri në qershor të këtij viti. Këtë herë, zgjedhja e fituesve iu la publikut përmes një votimi publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button