Zoran Mileski-Kiçeec do të shkojë 3 vjet në burg për reket ndaj Orce Kamçev, konfirmoi Gjykata e Apelit

Zoran Mileski e pranoi veprën në fillim të gjykimit për lëndën “Reket”, ndryshe nga dy të pandehurit e tjerë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Dënimin me tre vjet burg për Zoran Milevski – Kiçeec,  e ka konfirmuar Gjykata e Apelit Shkup.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri i tretë në “Reket”, Mileski, i kishte organizuar takimet e Boki 13 dhe Orce Kamççev në shtëpinë e tij, Boki 13 e kishte siguruar dëshmitarin Kamçev se Janeva do të përmbushte, përkatësisht i kishte përmbushur të gjitha kërkesat për lehtësimin e statusit të tij si të dyshuar dhe i paraburgosur në hetimin e PSP-së “Perandoria”. Duke mos ditur që dëshmitari Kamçev i kishte regjistruar atë që po thoshin, si po e reketonin dhe Jovanovskin duke marrë një torbë me para, ajo e siguroi atë përmes telefonit: “Gjithçka do të jetë në rregull!”. Mileski qysh në fillim të gjykimit për “Reket”, e pranoi veprën, ndryshe nga dy të pandehurit tjerë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva, të cilët thanë se nuk ishin fajtorë dhe gjykimi për ta vazhdoi. Boki u dënua me 9, Katica me 7 vjet burg dhe ende janë në paraburgim. Gjykata e Apelit e Shkupit do të vendosë për ankesat e reja.

Ndër rrethanat lehtësuese që gjykata i mori parasysh së pari ishin që deri tani Mileski nuk ka qenë i dënuar, kundër tij nuk zhvillohen procedura tjetër, si dhe se ka treguar sjellje të mirë para gjykatës duke e pranuar fajin ka kontribuar në zhvillimin efektiv të procedurës kundër tij. Për veprën “Marrje e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, parashikohet dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Milevski, menjëherë pas vendimit, u lirua nga paraburgimi. Tani aktgjykimi është i vlefshëm dhe ai do të presë ftesën për të vuajtur dënimin me burg, i cili do të jetë më pak se 3 vjet, sepse në dënimin me burg është llogaritur koha e “vuajtur” në paraburgim.

Treshja: Jovanovski-Janeva-Milevski janë tre të vetmit që gjatë qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe garniturës së re të LSDM-së të cilët janë përgjigjur për krim të organizuar dhe korrupsion.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili në aktakuzë akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, që i dyshuari në lëndën “Perandoria”, Orce Kamçev, merr masa më të lehta në procedurë hetimore.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button