Shkup, objekti i paligjshëm të Nënës Terezë mund të fshihet nga plani urbanistik

Kryetari i komunës thotë se anulimi i lejes për ndërtim nuk mjafton për të fshirë pullën për “Shkallët Spanjolle”. Gjykata duhet të ndërprejë kontratën me “Amadeus Development” dhe ta kthejë tokën në pronësi të shtetit; – Hapësira për Shkallët Spanjolle, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk

” Shkallët Spanjolle ” nuk mund të fshihen nga plani i ri “Unaza e Vogël” e cila aktualisht është duke u bërë në Komunën Qendër, kurse ka gjasa për ndërtimin e paligjshëm të monumentit Nënë Tereza. Një muaj e gjysmë më parë, Komuna Qendër e prezantoi planin e ri të rishikuar për qendrën e qytetit, por pullat për këto dy ndërtesa, të vizatuara në kohën e VMRO-DPMNE dhe Kryetarit Vlladimir Todoroviq, nuk u fshinë prej tij. Aktualisht, Komuna është duke shqyrtuar pyetësorët e paraqitur me vërejtje mbi planin, përfshirë kërkesat e Qytetit të Shkupit dhe Grupit Punues për ballafaqim me projektin “Shkupi 2014” për të fshirë këto dy objekte.

Më 27 gusht, organi i shkallës së dytë në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve e mbështeti vendimin e Komunës Qendër për të anuluar lejen e ndërtimit për e objektit “Shkallët Spanjolle” në Sheshin Maqedonia, duke e hedhur poshtë apelin e investitorit “Amadeus Development”. Por, kryetari i Qendrës, Sasa Bogdanoviçq thotë se kjo nuk mjafton për të fshirë pullën, duke shpjeguar se që të ndodhë kjo, kontrata për shitjen e tokës duhet të ndërpritet dhe toka të kthehet në pronësi të shtetit.

“Nuk mund thjeshtë brenda natës të fshihet ajo parcelë, e cila iu shit një personi priva, që pastaj Komuna të paguajë për të gjitha gabimet. Duhet të përfundojë e gjithë procedura ligjore, gjykata duhet të marrë vendim për të anuluar kontratën me investitorin e pastaj toka duhet të kthehet në pronësi të shtetit dhe vetëm atëherë pulla për objektin mund të fshihet,” tha Kryetari i komunës Bogdanoviq.

Lidhur me monumentin e Nënë Terezës, i cili është ndërtim i paligjshëm dhe ndërtimi i të cilit shkel një numër ligjesh, Bogdanoviç thotë se ekziston mundësia që ajo pullë të fshihet nga plani aktual.

“Këtu mendoj se mund të veprojmë me përpjekjet e institucioneve të tjera, përkatësisht Ministrisë së kulturës. “Javën tjetër do të kem një takim me ministren e re Irena Stefoska për t’ua sqaruar procedurat”, shtoi Bogdanoviq.

Gjyqi më 18 maj e filloi gjykimin kundër ish ministrit për Transportit dhe lidhje Mile Janakieski dhe dhjetë personave të tjerë për objektin “Shkallët Spanjolle” dhe shitjen e tokës shtetërore mu në qendër të qytetit. Në akuzë thuhet se me veprimet e tyre për shitjen e tokës, të pandehurit e kanbë dëmtuan buxhetin me 2,6 milionë euro.

Është një parcelë prej 1.046 metra katrorë, përkatësisht zona e Sheshit, e cila tani është një trotuar me gjelbërim dhe mund të njihet lehtësisht. Këtë tokë shtetërore në vitin 2013, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE përmes Janakieskit ia shiti kompanisë shqiptare “Amadeus grup” për 1.5 milionë euro, për të ndërtuar një ndërtesë me barok të rremë me shkallë jashtë parcelës së blerë, të derdhura në në drejtim të monumentin “Luftëtari në kalë “.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button