Me 85 milion euro nga fondet e huaja do të realizojmë efikasitet energjetik në vend

Qeveria e Maqedonisë dhe vetëqeverisjet lokale në periudhën e ardhshme do të kenë në dispozicion rreth 85 milionë euro, të siguruara nga jashtë, për zbatimin e masave për efikasitet energjetik në vend. Janë projekte më të mëdha në nivel kombëtar për të cilët janë ndarë burime të konsiderueshme financiare; disa prej tyre tashmë janë në fazën e zbatimit, kurse disa ende nuk kanë filluar, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Ministria e ekonomisë për “Meta.mk”, “Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik do të financohet me kredi nga Banka Botërore, në vlerë prej 25 milionë euro. Ligji për këtë kredi ende s’ka kaluar në Parlamentin e RMV-së, kurse pas miratimit do bëhet nënshkrimi i marrëveshjes zyrtarisht. Me këtë projekt do të rinovohen rreth 100 ndërtesa, nga gjithsej 2.441 objekte, që janë nën kompetenca të institucioneve shtetërore dhe autoriteteve lokale.

– Pritet që së pari të fillojë zbatimi i komponentëve 1 dhe 2, përkatësisht investimet në objektet komunale, nëpërmjet mekanizmit për pagesë të kredisë përmes Ministrisë së financave, ndërtesave të qeverisë qendrore nën Ministrinë e shëndetësisë, si dhe mbështetje për zbatimin e projektit dhe politikat/ndihmë teknike për krijimin e një Fondi revolving për efikasitet energjetik – informojnë nga Ministria e ekonomisë.

Në realizim e sipër është edhe projekti për efikasitet energjetik në sektorin objekteve për banim që kap vlerën prej 25 milionë euro. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Habitat Maqedoni, e fondet do të sigurohen nga Banka evropiane e investimeve.

– Projekti do të përfshijë amvisëritë individuale dhe kolektive. Me këtë projekt pritet të përfshihen rreth 25.000 familje – informojnë nga Ministria e ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, Ministria e financave përmes Bankës Gjermane KfV në dhjetor të vitit të kaluar, nënshkroi një marrëveshje kredie prej 20 milionë eurosh për Projektin e efikasitet energjetik në konvikte studentore. Me projektin e ardhshëm do të bëhet rindërtim i plotë i shtatë konvikteve studentore, në të gjithë vendin, me ç’rast do të bëhet ndërrimi i dritareve, dyerve dhe çative të ndërtesave, pastaj fasada të reja me efikasitet energjetik e deri te zëvendësimi i instalimit elektrik, instalimi i sistemeve të reja për ngrohje dhe shfrytëzim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Veç kësaj, në realizim e sipër është edhe projekti “Krijimi i kushteve për realizim të projekteve ESKO“, i cili me 5 milion euro financohet nga Programi rajonal për efikasitet energjetik. Me atë do të financohen projekte të efikasitetit energjetik për ndriçimin e rrugëve dhe sisteme të vogla për shpërndarje të ngrohjes në komuna. Më këtë projekt deri më tani janë mbuluar tetë komuna në të gjithë vendin në pjesën e zbatimit të efikasitetit energjetik për ndriçimin publik të rrugëve.

Po pritet miratimi i një granti të mundshëm prej 10 milionë euro përmes Fondit të gjelbër klimatik. Ministria e Ekonomisë thotë se është planifikuar që më këtë grant të plotësohet komponenti 3 i Projektit të efikasitet energjetik në sektorin publik, si dhe të përdoret për të siguruar kapitalin fillestar dhe shpenzimet operative për krijimin e Fondit kombëtar për efikasitet energjetik.

Maqedonia e Veriut para pak kohësh e miratoi “Strategjinë për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2040”, ku theksohet se në dy dekadat e ardhshme vendit do t’i duhen të paktën 1.5 miliardë euro për rindërtimin e ndërtesave ekzistuese publike, banesore dhe tregtare në drejtim të zbatimit të masave të efikasitetit energjetik. Vendi ynë është një nga të paktët në Evropë ku ende nuk është krijuar një Fondi kombëtar për efikasitet energjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button