Hoti: Pompeo theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është pritur nga Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo, pas marrëveshjes së nënshkruar atje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hoti nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se sekretari Pompeo e ka uruar atë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”, tha Hoti.

Ai theksoi se nga sekretari Pompeo ka marrë mbështetje “i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kujtojmë se delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti bashkë me atë serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç, nënshkruan dje marrëveshje në Washington me disa pika për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, që përfshinë zhvillim ekonomik të të dyja vendeve ballkanike, rritje të mirëqenies sociale për qytetarët, projekte infrastrukturore, linja hekurudhore dhe autostrada dhe marrëveshje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button