RMV, gjykimi për ish kreun e Supremes, Jovo Vangellovskin është caktuar për 25 shtator

Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj, njofton Portalb.mk.

Ish kryetari i Gjykatës supreme Jovo Vangellovski më 25 shtator do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën penale, si person i akuzuar për abuzim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, ka publikuar “Fokus”, duke iu referuar vërtetimit nga Gjykata penale.

Prokuroria në korrik njoftoi se kundër Vangellovskit ishte ngritur akuzë sepse ai për një gjyqtare qëllimisht nuk kishte caktuar shtesë të pagës prej 35% në nëntor 2018, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

Ai ndiqet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Kocan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button